Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë.
Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”. Kërcënimi është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.
Presidentja Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.