Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Katari është prapa urrejtjes ndaj Izraelit dhe e ka quajtur emirin e Katarit një “Hitler modern”.
Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu tha se hebrenjtë janë në rrezik: “Çdo hebre në mbarë botën është në rrezik serioz për shkak të dekadave të tëra të shpifjeve kundër hebrenjve dhe shtetit hebre. Këtë e bën Katari, i nxitur nga miliarda dollarë të investuara në shtet,” shkroi ai.
Ai gjithashtu e krahasoi Katarin me Gjermaninë naziste: “Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe nëna e tij, Sheikha Moza bint Nasser Al-Missned, janë Hitleri dhe Goebbels-i modern,” deklaroi djali i kryeministrit izraelit.