Diamant i rrallë me vlerë 25 milionë dollarë u vodh në Dubai, policia i gjeti hajdutët që mëngjesin tjetër

Policia e Dubait parandaloi kontrabandimin e një diamanti tepër të rrallë me ngjyrë rozë, me vlerë 25 milionë dollarë, në kuadër të operacionit “Pink Diamond”, duke çuar gjithashtu në dështimin e planit të kriminelëve për ta nxjerrë jashtë vendit.

Aksioni çoi në arrestimin e një bande që për më shumë se një vit kishte planifikuar vjedhjen e këtij diamanti të rrallë, i cili është i certifikuar nga një institut prestigjioz dhe ka një vlerësim unik pastërtie – vetëm 0,01 për qind gjasa të ekzistojë një tjetër i ngjashëm.

Plani i kriminelëve përfshinte identifikimin e pronarit të diamantit (një argjendar) dhe mashtrimin e tij për të besuar se një blerës i pasur ishte i interesuar.
Për të fituar besueshmëri, të dyshuarit u prezantuan si miliarderë, morën me qira makina luksoze dhe organizuan takime në hotele luksoze, duke e bindur tregtarin që të nxirrte diamant nga dyqani.

Sipas të dhënave të policisë, tregtari e kishte importuar diamantin nga një vend evropian për ta shitur në Dubai, por hapat e tij ndiqeshin nga kjo bandë, e cila ia vodhi diamantin në një hotel.

Pas raportimit të vjedhjes, menjëherë u formua një njësi e specializuar për identifikimin dhe lokalizimin e tre të dyshuarve. Ata jetonin së bashku, por pas grabitjes u shpërndanë dhe u strehuan në lokacione të ndryshme.

Forcat e policisë së Dubait kryen njëkohësisht bastisje në këto vende, arrestuan të dyshuarit dhe gjetën diamantin para se të nxirrej jashtë vendit.

“Për habinë time, mëngjesin tjetër më thirrën dhe më thanë se të dyshuarit ishin arrestuar dhe diamanti ishte gjetur,” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme