Dështon seanca e dhjetë dhe përpjekja e dytë e për votim të fshehtë, deputetët shihen sërish të hënën

Ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputetët do të shihen sërish të hënën, për vazhdimin e 11-të, njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Komisioni zgjedhor për të votuar nga forma e hapur në të mbyllur nuk ka kaluar.

Propozimi për votim të fshehtë u bë nga kryesuesi i seancës konstituive, por u refuzua nga shumica e partive, të cilat e konsideruan të papranueshëm këtë veprim.

54 vota ishin për, kundër ishte 1 dhe nuk kishte asnjë abstenim

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi