”Dera e aerpolanit nuk ishte e mbyllur”, maltretimi i udhëtarëve në aeroplanin Prishtinë-Basel, pasagjerja për ”Gazeta e Re” rrëfen se çfarë ka ndodhur mbrëmë në aeroprtin e Prishtinës

Një aeroplan që ishte nisur të mërkurën mbrëma nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyruar të kthehet sërish pas ngritjes në ajër.

Pas 40 minutave qëndrimi në ajër, aeroplani është ulur, pasi që një problem ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.

Si rezultat, mes udhëtarëve është shkaktuar panik dhe frikë.

Një pasagjere që ishte në vendin e ngjarjes rrëfeu situatën për Gazeta e Re

Duke kontaktuar redaksinë tonë pasagjerja rrëfeu për skandalet dhe maltretimin që ka ndodhur në aeroplan

E gjith kjo kishte filluar pasi që policia kishte filluar një kontrollë brenda aeroplanit për shkak të në dyshimit të vjedhjeje dhe pasi që ishte përfunduar kontrolla dera e aeroplanit nuk ishte mbyllur mire

‘’Ka pas ni pasagjer problem e ka vjedh ni kulet e tu e kontrollu policia ato e qiten jasht edhe kur kan dal se kan mshel deren mir tani sjena kon tinformun per kurgjo deri sa na reni fillimit e kena pa vet dera qe osht qel pak edhe jena sill nkosov per 1 or’’ thotë pasagjerja

Ajo tregon edhe për panikun që është shkaktuar

‘’Masanej kur kena ateru nprishtin as dyrt sna qelshin dojke mu nis apet qashtu ama pasagjert u qun tu bertit per me qel deren, njona pasagjere pati sulm paniku tjetra ka vjell me zor e qelen deren edhe zhdrypem naeroport. As ni info sna kan dhon kerkush veq na thojshin merrni valixhet tani informoheni’’ tha ajo.

Sipas pasagjeres nuk kanë informatë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin dhe se me njëjtën aeroplan janë duke u nisur për në Basel./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi