Vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, është dëmtuar sot në parkingun e oborrit të QKUK-së.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.
Automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, deklaroi ajo.