Demonstruesit protestojnë kundër pranisë së Gardës Kombëtare në Washington

Protestuesit bënë thirrje për largimin e trupave të Gardës Kombëtare dhe agjentëve federalë të emigracionit nga Washingtoni

Demonstruesit u mblodhën në rrugët e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Washington, kundër pranisë së Gardës Kombëtare, raporton Anadolu.

Organizuar nga lëvizja “Free DC” protestuesit u mblodhën në një rrugë të kryeqytetit.

Ata bënë thirrje për largimin e trupave të Gardës Kombëtare dhe agjentëve federalë të emigracionit nga Washingtoni.

Protesta u mbajt në përgjigje të një urdhri federal që e vendosi forcën policore të qytetit nën kontroll kombëtar dhe zgjeroi praninë e agjencive federale të zbatimit të ligjit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar bëri të ditur se po vendos policinë lokale në kryeqytetin e SHBA-së nën kontroll federal dhe tha se po dërgon Gardën Kombëtare për të adresuar atë që e quajti “emergjencë për sigurinë publike”.

Kategoritë
BotaLajme