Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të ashpër dhe kërcënuese ndaj Iranit, duke theksuar se sulmet e ardhshme do të jenë edhe më të egra. Ai tha se i ka dhënë Iranit disa mundësi për të arritur një marrëveshje, por ata nuk e kanë shfrytëzuar.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump paralajmëroi se situata do të përkeqësohet edhe më shumë dhe u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të arrijnë një marrëveshje përpara se të humbasin gjithçka.
Paralajmërim i ashpër për Iranin
“Sulmet e planifikuara do të jenë shumë më të egra,” tha Trump, duke shtuar:
“U kam dhënë shumë mundësi për marrëveshje. U thashë në mënyrën më të qartë të mundshme: ‘Thjesht bëjeni.’ Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ata nuk arritën kurrë ta realizonin.
U thashë se do të jetë shumë më keq sesa çfarë ata dinë, presin apo u është thënë.
ShBA prodhon pajisjet ushtarake më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë – me diferencë të madhe. Izraeli i zotëron shumë prej tyre dhe më shumë janë rrugës. Dhe ata e dinë shumë mirë si t’i përdorin.”
“Sulmet do të jenë shumë më brutale”
Trump deklaroi gjithashtu:
“Disa iranianë ‘shqiponjë’ flisnin me guxim, por nuk kishin asnjë ide për atë që po vinte. Tani të gjithë janë të vdekur dhe situata do të përkeqësohet më tej! Tashmë ka pasur humbje të mëdha në njerëz dhe pasuri, por kjo kasaphanë nuk ka mbaruar.
Sulmet e planifikuara që po vijnë do të jenë shumë më të egra. Është koha që kjo të përfundojë.”
“Irani duhet të bëjë marrëveshje përpara se të mos i mbetet asgjë”
Në fund të deklaratës, Trump shtoi:
“Irani duhet të bëjë një marrëveshje përpara se të mos i mbetet më asgjë dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Persiane.
Mjaft më me vdekje. Mjaft më me shkatërrim. Thjesht bëjeni, përpara se të jetë shumë vonë.
Paqja qoftë mbi ju të gjithë.”