Është absolutisht thelbësore që të ndaluarit të trajtohen me respekt dhe që të drejtat e tyre të respektohen, tha ministri i Jashtëm danez
Danimarka të enjten shprehu shqetësim për trajtimin e të ndaluarve të kapur gjatë një misioni të flotiljes për Gazën, pas publikimit të pamjeve nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, ku aktivistët shfaqeshin të lidhur dhe të detyruar të uleshin në gjunjë pas ndalimit nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
“Thellësisht të shqetësuar për trajtimin e papranueshëm nga ministri i sigurisë izraelite Ben-Gvir ndaj të ndaluarve nga flotilja për Gazën. Është absolutisht thelbësore që të ndaluarit të trajtohen me respekt dhe që të drejtat e tyre të respektohen, gjë që Danimarka ia ka bërë të qartë edhe Izraelit”, shkroi ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen në platformën sociale amerikane X.
Flotilja humanitare Global Sumud tha të martën se të gjitha 50 anijet e konvojit të saj janë sekuestruar nga Izraeli pas sulmeve në ujërat ndërkombëtare.
Flotilja humanitare Globale Sumud tha të martën se të 50 anijet e konvojit të saj të ndihmave u sekuestruan nga Izraeli. Së bashku, ato transportonin 428 persona nga 44 vende, pasi ishin nisur nga Marmarisi i Turqisë, në përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur mbi Gazën që nga viti 2007.
Edhe pse në Gaza u arrit një armëpushim më 10 tetor 2025, qasja humanitare nuk është përmirësuar dhe sulmet vdekjeprurëse izraelite kanë vazhduar. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se të paktën 881 persona janë vrarë dhe 2.621 janë plagosur që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
Marrëveshja synonte të ndalte luftën dyvjeçare të Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 72.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 172.000 të tjerë që nga tetori 2023 dhe ka shkaktuar shkatërrime të gjera që kanë prekur rreth 90 për qind të infrastrukturës civile.









