Cristiano Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

Ronaldo, sulmuesi senegalez Sadio Mane dhe lojtarë të tjerë të skuadrës janë veshur me kostumin tradicional arab dhe shaminë e kokës “kufiyye” dhe kanë bërë valle me shpatë

Futbollisti portugez me famë botërore, Cristiano Ronaldo, i cili luan për skuadrën Al Nassr të Arabisë Saudite, ka bërë valle me shpatë me shokët e tij të skuadrës me veshje tradicionale arabe, transmeton Anadolu.

Në një video-postim në rrjetet sociale nga ekipi Al Nassr për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite, që shënohet më 23 shtator, thuhet: “Ne ëndërrojmë dhe arrijmë së bashku, nën një flamur”.

Në video shihet Ronaldo, sulmuesi senegalez Sadio Mane dhe lojtarë të tjerë të skuadrës të veshur me kostumin tradicional arab dhe shaminë e kokës “kufiyye” dhe duke bërë valle me shpatë.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova