‘Çka kesh e vesh’, kritikonte qeverisjen e kaluar, Totaj dështon të përfitoj grantin e performancës

Komuna e Prizrenit ka pësuar një dështim  duke mos arritur të përfitojë nga Granti i Performancës i ofruar nga Qeveria, Bashkimi Evropian dhe Zvicra.

Ky rezultat është vlerësuar si rezultat i mungesës së përpjekjeve dhe performancës të dobët të drejtuesve, me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Shaqir Totaj, kur ishte në opozitë gjatë vitit 2021, ka  kritikuar  qeverinë e asaj kohe për mosarritjen e grantit të performancës për Komunën e Prizrenit duke quajtur si qeverisje e turpit

”Qeverisje e turpit në Prizren është vazhdimisht duke dëshmuar me autogola se ata nuk e kanë merituar fitoren para 4 viteve. Janë të paaftë, nuk janë kompetent për të shtyrë projektet para, nuk kanë kuadro dhe mbi të gjitha nuk kanë dëshirë, vullnet politik dhe as guxim të qeverisin me Prizrenin”, ishte shprehur Totaj./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi