Sulmuesi norvegjez dhe ylli i madh i Manchester City-t, Erling Haaland, ka mbërritur në njërën nga stërvitjet e fundit të ekipit të tij me një kamionet të ri, monstruoz, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Ashtu si shumica e kolegëve nga bota e futbollit, Haaland gjithmonë ka pëlqyer të spikasë me automjete të fuqishme dhe tani ka blerë një kamionet luksoz Shelby Super Snake F-150.
Bëhet fjalë për një automjet gjigant të prodhimit të Ford-it, që zakonisht shihet në rrugët amerikane, me një vlerë mbi 250.000 euro.
Modeli mbresëlënës 4×4 ka motor V8 me kapacitet 5.0 litra dhe kompresor, i cili prodhon deri në 785 kuaj fuqi dhe arrin nga 0 në 100 km/h për 3,4 sekonda.
Mediet britanike spekulojnë se bëhet fjalë për një dhuratë ditëlindjeje, pra që Haaland ia ka bërë vetes më 21 korrik, kur mbushi 25 vjeç.
Sulmuesi norvegjez në shkurt nënshkroi një kontratë të re me Etihad-in, e cila do t’i sjellë një pagë marramendëse prej 600.000 eurosh në javë.
Haaland së shpejti hyn në sezonin e ri me City-n, në të cilin synon ta rikthejë ekipin e tij në rrugën e fitimit të trofeve pas katastrofës që “Qytetarët” përjetuan në sezonin e kaluar. Skuadra ka kaluar nëpër një rindërtim të madh, duke mbetur pa Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Savinho dhe disa lojtarë të tjerë, por ka marrë një plejadë yjesh që pritet t’i zëvendësojnë.