Çeferin iu përgjigj pyetjes nëse Izraeli do të përjetojë të njëjtin fat si Rusia në lidhje me garat e UEFA-s

“Nuk jam përkrahës i ndalimit të sportistëve nga garat”, deklaroi në një intervistë për RTV Slovenija presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Aleksander Čeferin, duke iu përgjigjur pyetjes pse Izraelit, ndryshe nga Rusia, i lejohet të marrë pjesë në garat nën ombrellën e UEFA-s.

I pyetur pse UEFA ka një politikë dhe qëndrim të ndryshëm ndaj Rusisë dhe Izraelit, Çeferin tha se kjo është një pyetje legjitime.

“Në parim nuk jam mbështetës i idesë që sportistëve të mos u lejohet të garojnë. Në rastin e Rusisë shohim që sportistët nuk kanë garuar për tre vjet e gjysmë, ndërsa lufta është edhe më e keqe se më parë. E di që shumë prej tyre janë kundër regjimit, por prapë nuk mund të luajnë. Këtu sporti është i ndërthurur fuqishëm me politikën dhe politika është e përfshirë në masë të madhe”, theksoi Çeferin.

Ndryshe nga Rusia, Izraelit ende i lejohet të marrë pjesë në gara, dhe presidenti i UEFA-s e shpjegoi këtë vendim.

“Është shumë e vështirë për mua të komentoj se çfarë mund të ndodhë. Por në parim mendoj se të gjithë sportistët duhet të kenë mundësinë të garojnë”, u shpreh Çeferin.

Ai u ndal edhe te garat e mëdha të futbollit të përfunduara së fundmi, si Kupa e Botës për Klube dhe Kampionati Evropian për Femra, duke vlerësuar se lojtarët janë më të lodhur sesa shikuesit.

“Mendoj se nuk ka më vend për ndonjë garë të re. Edhe Kupa e Botës për Klube, sipas meje, është diçka që i ngarkon tepër lojtarët. Ajo mbahet pas sezonit dhe lojtarët praktikisht mbesin pa pushim”, përfundoi

Çeferin.

Kategoritë
Sport