Bundeswher kujton 11 qershorin 99′: Synim afatgjatë t’ia dorëzojmë Kosovës përgjegjësinë për sigurinë

Bundesweheri  ka publikuar një shkrim të gjatë në Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke përshkruar gjithë rrugëtimin e misionit të KFOR-it dhe trupave gjermane në veçanti, përgjatë viteve.

Në këtë artikull të Bundeswher, specifikohen trazirat e ndodhura në Veri të Republikës së Kosovës në prill të vitit 2023, kur serbët lokalë kundërshtonin vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objektet komunale pas zgjedhjeve që të mbajtura në Veri.

Bundeswher rikujton edhe sulmin terrorist të ndodhur disa muaj më pas në Banjskë ku edhe mbeti i vdekur Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Një tjetër përshkallëzim i rëndë pason në fund të shtatorit 2023. Një oficer kosovar i zbatimit të ligjit vritet në një sulm terrorist ndaj një patrulle policie. Gjatë hetimeve për incidentin, duket se në sulm janë përfshirë edhe aktorë serbë”, thuhet në këtë artikull.

Pas këtyre ngjarjeve që kanë shënuar vitin 2023 dhe kanë rritur jashtëzakonisht shqetësimet për sigurinë në Veri të Kosovës dhe në rajon, KFOR ka vendosur që të rris trupat dhe tashmë Gjermania është shteti që do të dërgojë rregullisht forcat të reja në kuadër të misionit.

“Edhe nëse numrat janë larg nga 6 mijë ushtarëve gjermanë sa ishin në ditët e para të misionit në vitin 1999, tani me 300 ushtarë gjerman në KFOR, është vendosja më e madhe e Bundeswherit në kuadër të kornizës ndërkombëtare për menaxhimin e krizave”, thuhet në raport.

Bundeswher në këtë artikull potencon se pas vitesh të tkurrjes së kontigjenteve, ushtarët e Bundeswehr-it në Kosovë së shpejti do të kryejnë detyra që nuk i kanë pasur për një kohë të gjatë.

“Ata do të shkojnë në patrullë, do të operojnë postblloqe dhe do të ndërhyjnë kur demonstratat të dalin jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ata do të ndihmojnë edhe Kosovën që të sigurojë sigurinë e saj. Misioni i tyre është gjithashtu të mbështesin zhvillimin e forcave profesionale, demokratike dhe multietnike kosovare të sigurisë”, thuhet në shkrim

Në fund thuhet se misioni në Kosovë është dhe mbetet i rëndësishëm dhe se qëllimi afatgjatë mbetet bartja e përgjegjësisë së sigurisë tek institucionet kosovare.

“Shpërthimet e dhunës në Veri të Kosovës në vitin 2023 kanë treguar se një prani efektive ushtarake ndërkombëtare është ende e nevojshme. Forcat e KFOR-it të Kosovës janë një shtyllë qendrore e stabilitetit dhe vendimtare për kontrollin e situatës së sigurisë në Kosovë. Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu mirëpresin vazhdimin e Forcës së KFOR-it të Kosovës, prandaj Bundeswehr-i do të vazhdojë misionin e tij. Qëllimi afatgjatë mbetet bartja e përgjegjësisë për sigurinë tek institucionet kosovare të sigurisë. Me ndihmën e Bundeswehr-it, kjo mund të arrihet”, përfundon shkrimi.

Kategoritë
LajmeVendi