Budva: Vajza humbi jetën pasi u shkëput nga litari gjatë parasejlingut, ra nga 50 metra lartësi në ujë

Një vajzë e re, shtetase e Serbisë, humbi jetën sot në Budva kur gjatë parasejlingut u shkëput nga litari dhe ra në ujë nga një lartësi mbi 50 metra.

Sipas dëshmitarëve okularë, vajza ra në ujë dhe menjëherë u transportua me barkë në marinën e qytetit, ku ekipit të Ndihmës së Shpejtë iu desh vetëm të konstatonte vdekjen.

Aktualisht është duke u zhvilluar hetimi, raportojnë Vijesti.me.

Parasejlingu është një sport adrenalinë që u mundëson pjesëmarrësve të fluturojnë mbi ujë të tërhequr nga një motoskaf, ndërkohë që janë të lidhur me parashutë.

Kategoritë
LajmeRajoni