Minat anti tank janë duke luajtur rol kyç në strategjinë mbrojtëse ruse ndaj kundër ofensivës ukrainase ka thënë të martën ministria britanike e mbrojtjes, transmeton Gazeta Metro.
Sipas britanikëve Rusia ka bërë prioritet ngadalësimin e sulmeve ukrainase sidomos në jugun e Ukrainës.Një zëdhënës nga ministria britanike ka thënë se në boshtin e qasjes ruse qëndron përdorimi shumë i madh i minave nga rusët. Sipas tij shumë fusha në Ukrainë janë krejtësisht të dendura nga minat, raporton Jerusalem Post.

