Manchester United mbetet në ndjekje të sulmuesit Bryan Mbeumos, por thuhet se edhe oferta e tyre e dytë është refuzuar nga Brentfordi.
Sipas gazetarit Samuel Luckhurst, Unitedi ka bërë një ofertë të dytë për Mbeumos që besohet të jetë mbi 60 milionë funte (70 milioën euro), por edhe kjo është refuzuar.
Klubi nga Old Trafford kishte shpresuar të arrinte një marrëveshje në kohë që sulmuesi anësor t’i bashkohej turneut të tyre parasezonal në SHBA, por negociatat kanë ngecur.
United po qëndron i vendosur në vlerësimin e tyre, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen nga pagesa e tepërt e kërkuar nga Brentford.
Ndërkohë, Mbeumo është rikthyer në stërvitje me Brentford, por mezi pret të kalojë në Old Trafford.