Bregu Perëndimor, protestë në mbështetje të palestinezëve në burgjet izraelite

Protestuesit mbanin fotografi të të paraburgosurve dhe postera në mbështetje të Gazës

Dhjetëra palestinezë u mblodhën në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar, për të protestuar në mbështetje të të paraburgosurve në burgjet izraelite dhe për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin fotografi të të paraburgosurve dhe postera në mbështetje të Gazës.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.

Kategoritë
BotaLajme