Brazil, protesta kundër tarifës prej 50 për qind të Trumpit

– Pjesëmarrësit mbanin pankarta me kritika ndaj tarifave prej 50 për qind të Trumpit ndaj Brazilit. Protestuesit kritikuan komentet e Trumpit lidhur me ish-presidentin brazilian, Jair Bolsonaro.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugën “Paulista” në Brazil për të protestuar kundër vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj vendit, raporton Anadolu.

Protesta e organizuar nga sindikatat dhe lëvizjet shoqërore kërkuan taksimin e super të pasurve dhe mbrojtjen e të drejtave sociale. Protestuesit kritikuan politikat ekonomike të Trumpit dhe kundërshtuan ngrirjen e pagës minimale ose uljen e përfitimeve sociale.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me kritika ndaj tarifave prej 50 për qind të Trumpit ndaj Brazilit. Protestuesit kritikuan komentet e Trumpit lidhur me ish-presidentin brazilian, Jair Bolsonaro. Disa protestues mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta që dënojnë gjenocidin për të rritur ndërgjegjësimin për sulmet në Gaza, duke sinjalizuar solidaritet ndërkombëtar.

President i Brazilit, Lula da Silva në një postim në platformën e mediave sociale X, paralajmëroi se Brazili do t’u përgjigjet hapave të SHBA-së për të rritur në mënyrë të njëanshme tarifat sipas Ligjit të Reciprocitetit Ekonomik.

Ai theksoi se Brazili është vend sovran me institucione të pavarura që nuk do të përdoren si mjet për interesat e asnjë vendi tjetër dhe kujtoi se SHBA-ja ka patur suficit tregtar prej afro 410 miliardë dollarësh me Brazilin në 15 vitet e fundit.

Trump tha se do të vendoset tarifë prej 50 për qind për produktet braziliane, ndryshe nga të gjitha tarifat sektoriale.

Sipas tij, tarifa e re do të hyjë në fuqi më 1 gusht. Trump paralajmëroi se produktet që u përpoqën të futeshin në vend në mënyrë indirekte për të shmangur taksën prej 50 për qind do t’i nënshtroheshin një tarife më të lartë.

Kategoritë
BotaLajme