Braun: Varianti i ri i britanik do të bëhet dominues në Gjermani

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani do të bëhet lloji dominues i virusit në Gjermani, deklaroi shefi i kabinetit të kancelares Angela Merkel.

Në një emision politik bisedues të drejtuar nga Anne Will, Helge Braun tha se varianti i ri do të “krijojë probleme” në Gjermani, duke e bërë edhe më të rëndësishme uljen e ndjeshme të shkallës së infeksionit.

“Ne tashmë kemi të bëjmë me variantin në disa spitale. Kjo do të thotë që ai ka mbërritur në vendin tonë dhe në një moment, si në vendet e tjera, do të shkaktojë probleme”, theksoi Braun, raporton ATSh.

“Jam shumë e sigurt për këtë. Ne duam ta mbajmë atë jashtë vendit për aq kohë sa të jetë e mundur dhe ta mbajmë atë brenda aty ku është tashmë i pranishëm”, shtoi ai.

Lloji i ri i virusit deri më tani ka qenë i përhapur kryesisht në Britaninë e Madhe.

Sipas ekspertëve, varianti është më ngjitës.

Sidoqoftë, nuk është ende e mundur të thuhet me siguri nëse është edhe më vdekjeprurës.

Kategoritë
BotaLajme