Bombardimi izraelit gjatë meshës në kishën katolike në Gaza shkaktoi frikë të madhe

Bombardimi izraelit gjatë meshës në kishën katolike në Gaza shkaktoi frikë të madhe

Të krishterët që po kryenin meshën në Kishën Katolike në Rripin e Gazës, përjetuan shqetësim të madh për shkak të bombardimit që Izraeli kreu në afërsi të kishës

Të krishterët që po kryenin meshën në Kishën Katolike në Rripin e Gazës, përjetuan shqetësim të madh për shkak të bombardimit që Izraeli kreu në afërsi të kishës, transmeton Anadolu.

Prifti palestinez Mitri Raheb ndau nga llogaria e tij në platformën sociale X pamje të marra gjatë bombardimit që Izraeli kreu të martën përreth kishës katolike në Gaza.

Në pamjen lidhur me momentin e bombardimit, vërehet frika që përjetuan besimtarët e krishterë gjatë meshës në kishën në Gaza, fluturimin e librave nga dritarja nga presioni i shpërthimit si dhe shkulja nga vendi i disa tabelave.

Gjithashtu në pamje vërehen fëmijët që përqafojnë nënat e tyre me frikë, dëgjohen britmat e të pranishmëve në kishë dhe fjalët “qëndroni brenda” “qëndroni të qetë” që disa gra i shprehin për të qetësuar njerëzit si dhe fjalët e personit që ka kapur pamjet që thotë “Siç edhe e shikuat shpërthimi ishte shumë i fuqishëm”.

Prifti Raheb në postimin e tij shkroi: “Teksa sulmi ajror izraelit hodhi në ajër objektin menjëherë pranë Kishës Katolike në Gaza ata po luteshin me fjalët ‘Shën Mëri lutu për ne mëkatarët tani dhe në momentin e vdekjes tonë'”.

Sipas informacioneve të marra nga rajoni, kompleksi i kishës dhe jetimores strehon rreth 700 banorë të Gazës të cilëve u janë shembur shtëpitë dhe që kërkojnë vend të sigurt për shkak të sulmeve izraelite.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova