Biden bëri gafa edhe në seancën e OKB-së: Për pak sa nuk rrëzoi flamurin brazilian, nuk i tha lamtumirë Lulës

Biden bëri gafa edhe në seancën e OKB-së: Për pak sa nuk rrëzoi flamurin brazilian, nuk i tha lamtumirë Lulës

Presidenti amerikan Joe Biden erdhi edhe një herë në fokusin e publikut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në vend që të mbahej mend për fjalimin e tij, Biden tërhoqi më shumë vëmendje këtë herë për shkak të sjelljes së tij gjatë konferencës për shtyp.

Pas takimit me presidentin e Brazilit, Lula da Silva, Biden bëri një gafë me të hyrë në sallën ku organizohej konferenca për shtyp.

Gjegjësisht, gjatë hyrjes në hapësirën e paraparë për konferencën për media, Biden ka kapur me shpatull flamurin brazilian, i cili për pak ka rënë në dysheme.

Siç shkruan New York Post, Biden kishte vështirësi me kufjet përmes të cilave merrte një përkthim nga portugalishtja. Këtë e vuri re edhe presidenti brazilian dhe vendosi t’i drejtohej Bidenit.

“A mund të më dëgjoni, President Biden? Ky është një moment historik për Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara. President Biden, a mund të më dëgjoni?”, tha Lula.

Pas kësaj Biden tundi kokën, por gjithsesi vazhdoi “luftën” me kufjet.

Në fund të konferencës për shtyp, duket se Biden ka arritur të krijojë frustrim shtesë me Lulën. Pas aktiviteteve mediatike, Biden shtrëngoi duart me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Gilbert Houngbo.

Presidenti i Brazilit priti që Biden t’i jepte dorën, por në vend të kësaj Biden bëri me dorë audiencën dhe u largua nga skena.

“Në momentin që Biden po largohej, Lula dukej dukshëm e irrituar dhe bëri një gjest specifik me dorë”, shkruan kjo media amerikane.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova