Senatori amerikan dhe udhëheqësi joformal i progresistëve, Bernie Sanders, komentoi në Twitter luftën e Izraelit kundër palestinezëve në Gaza dhe bëri thirrje për ndalimin e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.
“Populli amerikan e kupton që lufta barbare e Netanjahut kundër popullit palestinez është thellësisht jomorale dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kur do të gjejnë guxim udhëheqësit demokratë të përballen me AIPAC-un dhe të thonë: Mjaft me ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin?”, shkroi Bernie Sanders.
Sanders më herët ka kritikuar “frikën” e politikanëve amerikanë nga lobimi i fuqishëm i AIPAC-ut, që përfaqëson interesat e Izraelit në SHBA. Ai është gjithashtu një nga kritikët më të fortë të politikës izraelite në Rripin e Gazës.
Bashkë me postimin, Sanders ndau një artikull të botuar në New York Times, ku autori Peter Beinart paralajmëroi udhëheqësinë e Partisë Demokratike se fitorja e Zohran Mamdani-t në zgjedhjet paraprake për kryetar të New York-ut nuk ishte rastësi dhe se qëndrimi i votuesve demokratë ndaj çështjes izraelito-palestineze ishte ndryshuar ndjeshëm.