Berisha: Doktoresha del sikur me ftu dikush për kafe, policët s’mund ta zëvendësojnë atë

Avokati Besnik Berisha që mbron zyrtarin policor Endrit Beqiri, deklaroi se është ende herët për të folur për fajësinë apo pafajësinë e të arrestuarve.

Berisha theksoi se veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe se Policia ishte thirrur në ndihmë nga vetë një prokuror, raporton Ekonomia Online.

“Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit, atëherë kemi problem me sistemin, jo me individin”, tha ai.

“Është herët të flasim për fajësi apo pafajësi, por ajo që dihet dhe duhet të thuhet tashmë, janë që veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe me forcë të përdorur ndaj qytetarëve. Ka pasur denoncues vet prokurorë e gjyqtarë. I pari që e ka telefonuar për ndihmë Policinë ka qenë prokurori. Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit atëherë kemi rënë nga sistemi, s’kemi problem me individ”, ka deklaruar Berisha.

“Zyrtarët policor kanë kryer punën e tyre, ata nuk janë as kardiologë, neurologë, pulmologë. Nuk janë dhe s’mund ta zëvendësojnë doktorin. Unë besoj fuqishëm që s’do të jetë asfiksia si shkak (i vdekjes), por edhe nëse jetë, duhet ta dimë se a është e shoqëruar apo jo me ndonjë gjakderdhje paraprake, është e ndikuar nga ndonjë substancë, anomali, problem me arteriet kardiake dhe jo vetëm. Doktoresha del sikur me ftu dikush për kafe”, ka shtuar ai.

Kategoritë
Lajme