Benjamin Netanyahu: Nuk besoj se Perandoria Osmane do të rikthehet

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, deklaroi: “Edhe pse disa nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua, nuk besoj se Perandoria Osmane do të rikthehet së shpejti, ajo nuk do të rikthehet,” u shpreh ai.

Gjatë një fjalimi në parlamentin izraelit me rastin e vizitës së Presidentit të Argjentinës, Javier Milei, Netanyahu tha se Argjentina kishte filluar të bëhej një strehë për hebrenjtë në gjysmën e dytë të shekullit XIX, jo vetëm nga Evropa Lindore, por edhe nga Perandoria Osmane, për shkak të vështirësive ekonomike dhe antisemitizmit.

Duke përmendur Perandorinë Osmane, ai theksoi: “Edhe pse disa nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua, nuk besoj se Perandoria Osmane do të rikthehet së shpejti – ajo nuk do të rikthehet.”

Netanyahu përmendi Maurice de Hirsch, i cili investoi shumë për vendosjen e hebrenjve në Argjentinë dhe krijimin e kolonive. Edhe pse Theodor Herzl nuk e kishte përfshirë Argjentinën si destinacionin kryesor, Netanyahu theksoi se ajo kishte pasur rëndësi të madhe për hebrenjtë.

“E RIBASHKUAM KUDUSIN”

Duke iu referuar pushtimit të Jerusalemit Lindor në vitin 1967, Netanyahu deklaroi: “Para 58 vjetësh e ribashkuam Jerusalemin dhe, në emër të të gjithë miqve të mi këtu, ju premtoj se ai nuk do të ndahet më kurrë.”

Edhe pse dihet gjerësisht se Izraeli kufizon liritë fetare të myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë në Jerusalemin Lindor, Netanyahu pretendoi se Izraeli është shteti që garanton lirinë e besimit në këtë qytet.

Në fjalimin e tij, Netanyahu kritikoi gjithashtu Iranin, duke pohuar se kanë shkatërruar në masë të madhe përpjekjet e këtij shteti për të luftuar kundër Izraelit, megjithatë, ai theksoi se kërcënimi ende vazhdon.

Kategoritë
BotaLajme