Ministri izraelit i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka shpikur edhe një mënyrë çnjerëzore për të torturuar palestinezët e burgosur.
Ai ka urdhëruar shërbimin izraelit të burgjeve që të vendosë fotografi të shkatërrimit të shkaktuar nga gjenocidi në Gaza, ku të burgosurit do të detyrohen t’i shohin vazhdimisht.
Ky veprim vjen vetëm një javë pasi Ben Gvir vizitoi të burgosurin politik palestinez Marwan Barghoutin dhe tentoi ta poshtëronte. Barghouti nga shumëkush shihet si një udhëheqës i mundshëm palestinez.
Në burgjet izraelite gjenden mijëra palestinezë, shumë prej tyre të mitur. Një pjesë e tyre mbahen në të ashtuquajturin “burgim administrativ”, pa kurrfarë aktakuze.
Një nga të burgosurit është edhe doktori Hussein Abu Safiya, i cili u kap në spital në fund të vitit 2024.