Ben-Gvir kërkon prishjen e varrit 100-vjeçar të Izzedine al-Qassam, simbol i luftës kundër kolonializmit

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i ka kërkuar kryebashkiakut të Nesherit, Roy Levi, që “që nesër në mëngjes” të lëshojë urdhër për shembjen e varrit të revolucionarit Izzedine al-Qassam, emrin e të cilit mban krahu ushtarak i Hamasit. Qassam është i varrosur në këtë qytet, në zonën e Haifës.

Duke folur në Komisionin e Brendshëm dhe të Mjedisit të Knesetit për mundësinë e zhvendosjes së varrit, Ben-Gvir tha se policia do të sigurojë dhe mbrojë veprimet e tilla, sepse Izraeli duhet të dërgojë “një mesazh shumë të qartë se arkë-terroristët, as edhe pas vdekjes, nuk tolerohen”.

I lindur në Siri, Qassam ishte revolucionar arab që luftoi kundër kolonializmit francez në Siri, më pas kundër sundimtarëve britanikë të Palestinës dhe kolonëve sionistë. Ai organizoi shumë aksione kundër pushtuesve në vitet 1930. Autoritetet britanike e vranë në vitin 1935, dhe vrasja e tij u bë një nga faktorët që çoi në kryengritjen arabe në Palestinë.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzedine al-Qassam, si edhe raketat Qassam, mbajnë emrin e tij.

Kategoritë
BotaLajme