BE-ja dëshiron t’i kthejë certifikatat e COVID-19 në certifikata globale shëndetësore

BE-ja dëshiron t’i kthejë certifikatat e COVID-19 në certifikata globale shëndetësore

Në rekomandim, vendet anëtare të BE-së u ftuan të përfshihen në zhvillimin e rrjetit global të certifikimit të shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Bashkimi Evropian (BE) ndërmori hapa për konvertimin e certifikatave të krijuara gjatë pandemisë së COVID-19 në certifikata shëndetësore globale.

Këshilli Evropian miratoi rekomandimin e tij për konvertimin e certifikatave.

Në rekomandim, vendet anëtare të BE-së u ftuan të përfshihen në zhvillimin e rrjetit global të certifikimit të shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas deklaratës së Këshillit Evropian, teknologjia e zhvilluar nga BE-ja për certifikatat digjitale të COVID mund të integrohet në rrjetin e zhvilluar nga OBSH-ja.

Vendimi i Këshillit Evropian nuk përfshin detyrimin e vendeve të BE-së për t’u bashkuar me rrjetin e OBSH-së. Nëse vendet anëtare i bashkohen rrjetit të OBSH-së, certifikatat do të duhet të plotësojnë kërkesat e rrjetit, veçanërisht në rast të një emergjence ndërkombëtare shëndetësore.

Rregullorja aktuale e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19 do të skadojë më 30 qershor.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova