BE, 50 miliardë euro për Ukrainën. Von der Leyen: Një ditë e mirë për Evropën

Liderët e BE-së arrijnë dakordësi dhe miratojnë paketën e mbështetjes 50 miliardë € për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel I cili tha se marrëveshja mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën.

Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Michel tha se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Sipas tij frika ishte e madhe se presidenti i Hungarisë Viktor Orban, se do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë të ditur në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Por edhe Orban i është bahkuar të gjithë lidërve të BE për të zhbllokuar fondet për ukrainën.

Më herët ai kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se nuk mund ta pranonte “lojën e çuditshme dhe shumë egoiste” të Orbanit, duke shtuar se Ukraina do të humbiste nëse Hungaria do të ndikonte në politikën e Unionit.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, u shpreh se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

Samiti zhvillohet në sfondin e protestave të mëdha të fermerëve.

Të enjten në mëngjes, mbi një mijë traktorë bllokuan rrugët rreth lagjes evropiane në Bruksel.

Fermerët që protestonin ndaj taksave të larta, rritjes së kostove dhe importeve të lira hodhën vezë drejt Parlamentit Evropian ndërsa liderët e BE-së u zhytën në ndërtesën e Këshillit aty pranë për bisedimet që pritet të zgjasin deri në natën.

Kategoritë
BotaLajme