Bashkëpunëtorja e Epstein-it ofron të zbulojë të gjitha sekretet e tij, i kërkon falje Trump-it

Ghislaine Maxwell, e vetmja person që është dënuar për skandalin e lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein, ka ofruar të zbulojë “të gjitha sekretet e tij” në këmbim të një faljeje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Siç kanë theksuar avokatët që e përfaqësojnë, Maxwell shpreson që Trump do të vendosë ta falë dhe ta lirojë nga burgu 17 vite përpara përfundimit të dënimit të saj.

Ky njoftim vjen në një kohë kur zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë po takohen me Maxwell dhe po diskutojnë për çështjen Epstein.

Maxwell është e vetmja person që është dënuar në rastin Epstein, i cili u hap pas arrestimit të ish-financierit.

Ai ishte akuzuar për trafikim njerëzor, pedofili dhe abuzim seksual, dhe kreu vetëvrasje në qelinë e paraburgimit para se të fillonte gjykimi.

Rasti i tij është sërish në qendër të vëmendjes pasi disa media amerikane publikuan se në listën e “klientëve” të tij, përkatësisht personave që kishin vizituar ishullin e tij ku janë kryer shumë krime, gjenden edhe emri i Trump-it dhe i disa figurave të fuqishme të tjera.

Trump e ka mohuar këtë, por kohët e fundit janë shfaqur një numër i madh provash të reja që e lidhin atë me Epstein-in.

Ndër to janë edhe foto të reja nga dasma e Trump-it, si dhe një letër që presidenti amerikan i kishte dërguar Epstein-it për 50-vjetorin e tij.

Për më tepër, Wall Street Journal raportoi së fundmi se Trump është informuar që emri i tij ndodhet në dokumentet që lidhen me rastin Epstein.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha dokumentet, por më pas u tërhoq nga kjo, duke e quajtur gjithçka “mashtrim i organizuar nga Partia Demokratike”.

Aktualisht, ai po përballet me presion për publikimin e dokumenteve, ndërsa udhëheqësit e Partisë Republikane në të dy dhomat e Kongresit po e ndihmojnë atë duke refuzuar të nisin debat për këtë çështje.

Kategoritë
BotaLajme