Barcelona shpall Palestinën si “distriktin e 11-të të qytetit”: Kjo është bërë vetëm për Sarajevën më 1995

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi të martën se Gaza dhe qytetet e tjera palestineze do të bëhen simbolikisht distrikti i 11-të i Barcelonës, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Ky vendim bazohet në precedentën e vitit 1995, kur një status i ngjashëm iu dha Sarajevës.

Collboni prezantoi planin gjatë vizitës së tij në Jordani, duke sqaruar se distrikti i ri do të funksionojë si një entitet teknik dhe buxhetor brenda strukturës komunale të Barcelonës. Ai do të plotësojë 10 distriktet ekzistuese dhe do të koordinojë të gjitha projektet e bashkëpunimit me qytetet palestineze dhe me UNRWA-n, agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Kjo nuk është më një bashkëpunim i rastësishëm me vizita, por një strukturë e përhershme, e menduar për të shfrytëzuar talentin e teknikëve tanë komunalë,” deklaroi Collboni. Ai shtoi se një strukturë e ngjashme mund të krijohet edhe “në territoret palestineze ose, nëse është e nevojshme, në Jordani”.

Koordinim në urbanizëm, shëndetësi dhe arsim

Distrikti i ri do të përfshijë punonjës komunalë që do të koordinojnë projekte bashkëpunimi në fusha si urbanizmi, shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale. Ata do të mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në terren ose të udhëtojnë në vendbanime për të trajnuar teknikë të tjerë.

Sipas Collbonit, qëllimi është krijimi i një strukture afatmesme për të ndihmuar në rindërtimin e qyteteve palestineze dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së refugjatëve.

Nuk bëhet fjalë vetëm për dhënie kontributesh konkrete, por për strukturim të bashkëpunimit. Duhet të mendojmë për rindërtimin e qyteteve, por edhe për jetën e refugjatëve,” tha ai.

Distrikti i ri deri në fund të vitit 2025

Collboni sqaroi se synimi është që distrikti i ri të zgjidhet zyrtarisht deri në fund të vitit 2025, me një buxhet fillestar prej 1 milion eurosh. Ky fond përfshin edhe ndihmën humanitare që Barcelona tashmë ofron, për shembull për ta bërë infrastrukturën më të qasshme për personat me aftësi të kufizuara.

Angazhimi ynë është i plotë dhe deri në fund,” përfundoi Collboni.

Kategoritë
BotaLajme