Barcelona duket se po e shton kërkimin për një portier të ri këtë verë, pavarësisht raportimeve në muajt e fundit se ata do të qëndrojnë me Marc-Andre Ter Stegen dhe Wojciech Szczesny sezonin e ardhshëm.
Portieri gjerman është kapiteni i tyre, por duket se blaugranasit nuk janë të bindur se ai e ka nivelin e duhur në moshën 33-vjeçari, pasi u rikuperua nga operacioni i tretë i gjurit.
Në ditët e fundit, të gjitha thashethemet në Barcelonë kishin të bëjnë me portierin e Espanyolit, Joan Garcia.
Klubi blaugranas raportohet se është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurosh, por ka dyshime nëse ai mund të bindet që të kapërcejë hendekun në Kataloni.
Me këtë në mendje, duket se Barcelona po vlerëson edhe opsione të tjera gjithashtu.
La Portera de Nunez ka raportuar se Barcelona ka qenë në kontakt me Brightonin për të pyetur rreth mundësisë së transferimit të Bart Verbruggen.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga Footmercato, të cilë thonë se blaugranasit po kërkojnë të marrin vesh kushtet për një marrëveshje të mundshme për Verbruggen.
Verbruggen edhe më parë ishte lidhur me Barcelonën, si një ndër emrat e tyre në listën e ngushtë për portier të ri.
Përveç Verbruggen opsione të tjera më parë kishin qenë edhe Mio Backhaus dhe Diogo Costa si dhe Lucas Chevalier i Lille