Bajrami: Rreth 6 mijë e 300 bizneseve u mungojnë të dhënat

Ministria në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, tha se rreth 6 mijë e 300 bizneseve u mungojnë të dhënat

Bajrami u ka bërë thirrje bizneseve që t’i përditësojnë të dhënat e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga ekzekutimi i pagesave në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjatë ditës janë ekzekutuar mbi 4.5 milionë euro për 19,826 biznese.

“Shfrytëzoj rastin që të gjitha bizneset rreth 6 mijë 300 llogari mungojnë, i bëjë thirrje që t’i vendosin llogarit e biznesit që t’i vendosin në sistemin e ATK-së. Në kuadër të ekzekutimin hyjnë edhe bizneset të regjistruara në fund të vitit 2019, dhe mandej janë aktivizu edhe kanë paguar punëtorë, edhe institucionet financiare jo bankare, po ashtu edhe të vetë punësuarit. Të gjithë të vetë punësuarit t’i përditësojnë të dhënat e tyre”, tha Bajrami.

Kategoritë
LajmeVendi