Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka “korrupcion endemik”.
Në Komisionin përt Mbikëqyrje të Financave Publike i ftuar të raportonte sot ishte ministri i MMPHI, Liburn Aliu, i cili nuk u paraqit dhe kështu mbeti i pashqyrtuar raporti i auditimit i cili evidenton parregullsi të shumta në punët e kësaj ministrie.
“Kontratat me negocim të drejtpërdrejtë janë korrupcion, gabim është kriju narracioni se “s’po punojnë amo s’po vjedhin”, e vërteta e hidhur është se “punë ka pak, por hajni shumë””, shkruan Bajrami në një postim në Facebook.
“Sot, në mbledhjen Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në rend dite e patëm shqyrtimin e raportit të auditimit të përformances ”Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar për shqyrtimin e këtij raporti ishte ministri i MMPHI Liburn Aliu, i cili nuk ishte prezent dhe mosprezenca e tij e pamundësoj shtyrtimin e këtij raporti, i cili mbet të shqyrtohet me datë 27 shkurt”, shkroi ajo.