Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti me politikat e tij po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.
“Nga 1 qershori, përmes një vendimi represiv do të rritët çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend.Dy vite nën sanksione nga BE”.
“Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta.100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë.
“2,123 kontrata njëburimore.Dhe tani: faturë energjie që rrezikon të mbyllë qindra biznese në radhë të parë ato prodhuese! “
“Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisëKjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme!”
“Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin!Vedimi i ZRREsë duhet të anulohet mënjeherë!”
“Duhet të merren masat e nevojshme, ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen.Duhet punë konkrete për kapacitete gjeneruese|”, shkruan ajo në Facebook.