Bajqinovci i reagon Arifit: Më shumë merresh me Kurtin se me Vuçiqin, po bën propagandë dhe je mashtrues i vërtetë

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar deklaratës së fundit të kryetart të Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ku tha se kryeministri Kurti dëshiron shtrirjen politike në trojet shqiptare për t’i shërbyer propagandës serbe.

Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk e kupton pse Arifi po merret më shumë më kryeministrin Kurti se me Vuçiqin.

Madje, sipas Bajqinovcit është pikërisht Arifi që po bën propagandë.

“Nuk është hera e parë që ky kryetar merret më shumë me Kurtin se me Vuçiqin, nuk e di se cili është problemi i tij, por një njeri që bën propagandë gjatë gjithë kohës dhe dëmton interesat nacionale është pikërisht Arifi”, tha Bajqinovci.

“Këtë nuk e them vetëm unë, por edhe deputeti nga Presheva dhe njerëzit që janë në politikën e Luginës”, shton ai.

Në fund, Bajqinovci e quan Arifin mashtrues të vërtetë.

“S’kisha me thënë shumë, veç ai tërë ditën e sulmon Kurtin dhe me Vuçiqin nuk merret fortë. Fjalët janë të tepërt me folë për të, ai është veç një mashtrues i vërtetë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Kategoritë
LajmeVendi