Bahtiri: PDK dhe LDK po përgatiten për bashkim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë në bisedime për t’u bashkuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, dy partitë janë duke diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të përbashkët dhe krijimin e një blloku opozitar përballë VV-së.

“PDK-LDK do të bëhen bashkë, janë duke shikuar me zgjedhë cili është kryetari. Vetëm dy blloqe do të jenë: VV dhe ata – si do t’ia vënë emrin partisë,” tha Bahtiri.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi