– Ushtria izraelite gjithashtu sulmoi një tank sirian pasi hyri në qytetin Suwayda, njoftoi Radioja e Ushtrisë Izraelite
Një avion izraelit sulmoi sot qytetin jugor me shumicë druze Suwayda, në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.
“Avionët pushtues izraelitë kanë në shënjestër qytetin Suwayda”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Ndërkohë, ushtria nisi një sulm ndaj një tanku sirian pasi hyri në qytetin Suwayda, raportoi Radioja e Ushtrisë Izraelite.
Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine.
Përleshjet u përshkallëzuan ndërsa të dyja palët rrëmbyen dhe arrestuan civilë, dhe të paktën 30 persona nga grupet druze dhe fiset beduine arabe u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën.