SHBA-të kanë informuar Zvicrën për vonesat në dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, tha ministria zvicerane e Mbrojtjes.
“Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka informuar (ministrinë zvicerane) se do të ripërcaktojë përparësitë e dorëzimit të sistemeve Patriot për të mbështetur Ukrainën, duke u përqendruar në mbrojtjen ajrore tokësore”, thuhet në një deklaratë
Kjo ndikon edhe në Zvicër, “e cila do të marrë sasitë e saj të prodhimit më vonë se sa ishte planifikuar”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.
Këtë javë, Donald Trump njoftoi se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohej për përdorim në Ukrainë – dhe se Bashkimi Evropian do të paguante për to.
Gjermania, Finlanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Kanadaja duan të jenë pjesë e iniciativës për të financuar sistemet Patriot, tha të hënën shefi i NATO-s, Mark Rutte.
Edhe Danimarka dhe Suedia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në dorëzimin e armëve amerikane në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.