Australia: Nëse bota nuk vepron, ekziston rreziku të mos ketë më Palestinë për t’u njohur

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong tha se ekziston “rreziku të mos mbetet asnjë Palestinë për t’u njohur” nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron për të arritur zgjidhje me dy shtete

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong tha se ekziston “rreziku të mos mbetet asnjë Palestinë për t’u njohur” nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron për të arritur zgjidhje me dy shtete, transmeton Anadolu.

Përderisa vazhdojnë debatet rreth asaj nëse Australia do të njohë shtetin e Palestinës, ministrja Wong në një deklaratë për transmetuesin australian ABC, foli rreth situatës në Gaza.

Ajo tha se rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme kalon nëpërmjet zgjidhjes me dy shtete. “Nëse bota nuk vepron, ekziston rreziku të mos ketë më Palestinë për t’u njohur”, tha Wong.

Kryediplomatja australiane thekson se ata mbështesin armëpushimin dhe shpërndarjen e ndihmave në Gaza dhe se do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje.

Ministria Wong njoftoi dje se do të ofrojë 20 milionë dollarë australianë (rreth 13 milionë dollarë) në mbështetje të organizatave ndërkombëtare të ndihmës në Gaza, e cila është nën bllokadë të rreptë izraelite që kufizon rrjedhën e ndihmës humanitare.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas në një telefonatë dje me kryeministrin australian Anthony Albanese, trajtuan zhvillimet e fundit në tokat palestineze si dhe shkeljet e Izraelit.

Rripi i Gazës, nën sulmin izraelit dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe produktesh higjienike.

Që nga 7 tetori 2023, 188 persona, përfshirë 94 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme