Abu Ghali përdor kornizat prej druri të pikturave të tij, disa prej të cilave janë 10 deri në 20-vjeçare, si lëndë djegëse për të përmbushur nevojat themelore të familjes së tij
Piktori palestinez Taha Abu Ghali, i cili jeton në zonën Al-Mawasi të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, i cili është nën sulmet dhe bllokadën izraelite, detyrohet të shkatërrojë pikturat që ka krijuar gjatë viteve, në mënyrë që të jetë në gjendje të ushqejë familjen e tij, raporton Anadolu.
Për shkak të bllokadës ndaj Gazës, në rajon nuk kanë mundur të hyjnë bombolat e gazit dhe karburanti për një kohë të gjatë.
Prandaj, Abu Ghali përdor kornizat prej druri të pikturave të tij, disa prej të cilave janë 10 deri në 20-vjeçare, si lëndë djegëse për të përmbushur nevojat themelore të familjes së tij.
Abu Ghali po lufton për të mbijetuar në një tendë të improvizuar me gruan dhe pesë fëmijët e tij.