Arsenali i bashkohet garës për transferimin e top sulmuesit të Serie A

Arsenali raportohet se ka shtuar yllin e Atalantas, Ademola Lookman në listën e tyre të prioriteve, por do të përballen me konkurrencë nga Manchester United dhe Juventusi. 

Gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg, ka thënë se Arsenali po konsideron një ofertë për 27-vjeçarin, i cili po synon të bëjë hapin e ardhshëm këtë verë. 

Sidoqoftë, Juventusi dhe Unitedi thuhet që janë po ashtu të interesuara për ish-lojtarin e Fulhamit. 

Lookman ka shkuar nga një lojtar që ishte tepricë tek Leipzigu tek Atalanta ku fitoi tituj në Evropë. 

Tani, klubet e mëdha evropiane po luftojnë për shërbimet e tij, por me kontratën që i skadon në vitin 2027, ai nuk do të largohet për një çmim të lirë nga skuadra italiane. 

Largimi i mundshëm i Lookman nga Atalanta ka mundur të përshpejtohet pas përleshjes verbale që pati me trajnerin Gian Piero Gasperini. 

Reprezentuesi nigerian e kishte kritikuar teknikun italian për komentet e tij thellësisht mosrespektuese, pasi humbi një penallti në Ligën e Kampionëve më herët këtë vit. 

Lookman, i cili ka 20 gola dhe shtatë asistime këtë sezon, mund të rrisë shifrat e tij kur Atalanta do të udhëtojë tek Monza të dielën për takimin e radhës në Serie A.

Kategoritë
LajmeSport