Arrestohet “mbretëresha e kokainës”, e cila ishte në mesin e të arratisurve më të kërkuar

Është arrestuar Tania Gomez (33) nga Suedia, e cila për vite me radhë i ka shpëtuar me sukses policisë dhe ndaj saj ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Interpoli.

Ajo ishte në kërkim që nga viti 2021 dhe mediat tabloide e kishin quajtur “mbretëresha e kokainës”. Gomez ndodhej në listën e Europolit si një nga të arratisurit më të kërkuar për trafik droge.

Para se të bëhej një figurë e njohur në botën e krimit të organizuar, Gomez ishte një influencere. Kalimi i saj nga një influencere në një tregtare droge i ka tronditur ndjekësit dhe adhuruesit e saj të mëparshëm.

Ajo akuzohet për veprimtari në një organizatë kriminale me qendër në Stokholm, e cila përdorej për pastrimin e parave të bandave suedeze.

Gomez ishte e njohur edhe si pronare e organizatës bamirëse për shpëtimin e qenve HundGarin.

Megjithatë, sipas Europolit, ajo është gjithashtu e lidhur me një rrjet të paligjshëm për posedimin dhe transportin e kafshëve jashtë vendit.

Autoritetet suedeze kërkojnë që ajo të dënohet me 14 vite burg për kontrabandë droge dhe pastrim parash.

Kategoritë
BotaLajme