Dy adoleshentë francezë janë arrestuar dhe akuzuar për planifikim të sulmeve terroriste ndaj sinagogave dhe Kullës Eiffel, raporton Le Figaro.
Sipas gazetës franceze, të dyshuarit, 15 dhe 17 vjeç, vinin nga familje me prejardhje arabe. Hetuesit theksuan se ata kishin konsumuar në mënyrë të rregullt përmbajtje ultradhunshme në internet dhe kishin diskutuar edhe mundësinë e udhëtimit jashtë vendit për t’iu bashkuar përleshjeve.
Dy të miturit u arrestuan më 29 dhe 30 korrik, në kuadër të një hetimi që kishte nisur në prill. Ndaj tyre u ngrit aktakuzë më 1 gusht, konfirmon Le Figaro.