



Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi se e refuzon kategorikisht sulmin, duke e përshkruar atë si pjesë të veprimeve të “përsëritura dhe keqdashëse” të Iranit.
Rijadi vlerëson se me këtë veprim është shkelur sovraniteti i Kuwait, si dhe e drejta ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara.
Në deklaratë theksohet se veprime të tilla minojnë përpjekjet ndërkombëtare për rikthimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Pala saudite e lidhi sulmin me tensionet më të gjera rajonale dhe me përpjekjet për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
Autoritetet saudite shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për Kuvajtin, institucionet dhe qytetarët e tij. Në mesazh thuhet se Mbretëria e Arabisë Saudite riafirmon solidaritetin me shtetin vëllazëror të Kuvajtit, qeverinë dhe popullin e tij, si dhe mbështetjen e plotë për të gjitha masat që ndërmerr Kuvajti për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij.