Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Abi Çarshia”, në të cilin deputetja e Vetëvendosjes Jetmire Vrenezi bashkë me ish zyrtarin e Komunës së Prizrenit, Islam Thaçi ishin dënuar me nga tre vjet burgim secili për keqperdorim të detyrës Zyrtare.
Gjykata Themelore nw Prizren, mw 17 maj 2022, kishte dënuar Vrenezin e Thaçin ndërsa ishin liruar nga akuza Egzona Morina-Thaçi, Arian Taraku dhe Isw Bislimaj e Shqipron Krasniqi.
Në vendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e mbrojtësit të Thaqit, avokatit Blerim Mazreku dhe avokatit të Vrenezit, Adem Vokshi janë aprovuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim dhe rivendosje.
Sipas Apelit, në rigjykim gjykata e shkallës së parë, duhet të veprojë sipas vërejtjeve të cekura të kësaj gjykate, t’i eliminojë kundërthëniet, t’i procedojë edhe një herë të gjitha provat për zbardhjen e drejtë dhe të plotë të gjitha fakteve.

