Portieri i ekipit kombëtar italian dhe i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma është në radarin e Manchester United, sipas mediave angleze dhe italiane.
Këtë sezon, 26-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të ekipit parisien, i cili tashmë ka siguruar një titull të ri në Le Championnat, si dhe një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.
Portieri italian shkëlqeu veçanërisht kundër klubeve angleze Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal në raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Kontrata e tij me klubin skadon në qershor të vitit 2026, megjithatë ka spekulime se ai mund të largohet këtë verë.
Mediat e “ishullit” po përmendin gjithnjë e më shumë interesin e Manchester United. Raportohet se trajneri i United, Ruben Amorim, kërkoi një ofertë për Donnarumman, i pakënaqur me performancat e Andrea Onanas.
Donnarumma mbërriti në Parc des Princes në qershor 2021 si lojtar i lirë nga Milani, dhe spekulohet se PSG do të kërkojë të paktën 50 milionë euro për të