Amerikanët në OKB i kërcënojnë Iranin dhe i bëjnë thirrje të veprojnë me “mençuri”

Përfaqësuesi amerikan McCoy Pitt deklaroi në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara ishin të informuara për sulmin ajror të planifikuar të Izraelit ndaj Iranit.

Sipas tij, izraelitët i kishin informuar se sulmi ishte i domosdoshëm për vetëmbrojtje. Ai theksoi se SHBA-të nuk kishin marrë pjesë në këtë sulm.

“Prioriteti ynë absolut dhe më i rëndësishëm është mbrojtja e qytetarëve amerikanë, stafit dhe forcave tona në atë rajon,” u shpreh ai.

Ai paralajmëroi Iranin se pasojat do të jenë “të tmerrshme” nëse sulmon qytetarë amerikanë, bazat apo infrastrukturën e tyre.

Ai shtoi se qëndrimi i SHBA-së është zgjidhja diplomatike e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Pitt i bëri thirrje udhëheqjes iraniane që të jetë “e mençur” dhe të zgjedhë rrugën e negociatave në këtë moment, raporton BBC.

Kategoritë
BotaLajme