Amerika planifikon të shpenzojë mbi 3,5 miliardë dollarë për mbrojtjen e Izraelit

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së planifikon të shpenzojë mbi 3,5 miliardë dollarë për zëvendësimin e raketave interceptuese dhe pajisjeve të tjera të përdorura për mbrojtjen e Izraelit gjatë konfliktit me Iranin.

Në dokumentet buxhetore të Pentagonit të muajit maj, përveç operacioneve ushtarake amerikane të “kryera me kërkesë ose në koordinim me Izraelin për mbrojtjen e territorit, personelit ose pronës izraelite gjatë sulmit të Iranit”, përmendet edhe “situata në Izrael”.

Pjesa më e madhe e fondeve është e destinuar për raketat interceptuese që u përdorën në prill 2024, kur Irani lëshoi mbi 300 raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Shumica prej tyre u rrëzuan nga forcat izraelite dhe aleate, përfshirë edhe ato amerikane. Një pjesë e kërkesës mbulon edhe zëvendësimin e raketave SM-3, që SHBA përdori në luftën 12-ditore të qershorit me Iranin, gjatë së cilës u goditën edhe lokacione bërthamore iraniane, raporton Bloomberg.

Këto 3,5 miliardë dollarë janë shtesë mbi 4,2 miliardë dollarë ndihmë që SHBA tashmë ka ndarë për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza.

Kërkesa për 3,5 miliardë dollarë buron nga paketa e ndihmës ushtarake prej 14 miliardë dollarësh për Izraelin, e miratuar vitin e kaluar.

Kategoritë
BotaLajme