Ambasadori Orav: Shpresoj që edhe Kosova të jetë në BE sa më shpejt të jetë e mundur

“Shpresa ime e sinqertë është që edhe Kosova të jetë me ne në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në hapjen e aktiviteteve

me rastin e Ditës së Evropës 2025, të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, ambasadori Orav theksoi rëndësinë e kësaj dite për të reflektuar mbi të arriturat e Bashkimit Evropian dhe për të ndërtuar vizionin për të ardhmen.

Ai tha se BE-ja ka qenë projekti më i suksesshëm i paqes në botë, duke kujtuar se që nga themelimi i saj nuk ka pasur asnjë luftë në territorin e unionit.

“Kjo Ditë e Evropës na jep kohën dhe obligimin për të shikuar prapa se çfarë ka bërë deri tani Bashkimi Evropian dhe gjithashtu për të ëndërruar për të ardhmen. Dhe absolutisht më e rëndësishmja për Bashkimin Evropian është që ai ka qenë projekti më i suksesshëm i paqes në botë. Që nga krijimi i tij, asnjë luftë nuk ka ndodhur në territorin e Bashkimit Evropian. Dhe besoj që kjo duhet të jetë edhe ëndrra jonë për të ardhmen, që të vazhdojë gjithmonë në këtë mënyrë. Dhe sigurisht, shpresa ime e sinqertë është që edhe Kosova të jetë me ne në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori Orav.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi